Përkujtohet demonstrata e parë antikomuniste e vitit 1990 në Shqipëri

Përkujtohet demonstrata e parë antikomuniste e vitit 1990 në Shqipëri

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, ka përkujtuar sot demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri.

Data 14 janar 1990, shënon demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje.

Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit. Kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste. Ngjarja u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, VOA - Zëri i Amerikës. Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Iniciatorët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t'i bashkëngjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha. Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata "elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore".

Qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të. Dhjetë prej tyre:

1- Aldo Perrizi,

2-Dedë Kasenci,

3-Flamur Begu,

4-Gjergj Livadhi,

5-Klaudio Daka,

6-Kolec Hublina,

7-Nikolin Margjini, .

8-Nikolin Thana,

9- Rin Monajka,

10-Tonin Dema,

u dënuan me disa vite burg me akuzën e agjitacion e propagandë, diversion apo moskallëzim krimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy