Gjykata e Apelit shfuqizon vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit e cila pezulloi Luan Dacin nga detyra e gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Vendimi u njoftua në përfundim të procesit nga avokatët e Dacit.
"U vendos shfuqizimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme. Daci do të vijojë të jetë në detyrë. Ky vendim që e shfuqizon, tregon moszbatueshmëri të ligj parimisht të shkallës së parë. Ne e kemi thënë dhe e themi. Nuk shtrohet çështja fare për përgjegjësinë penale apo jo. Parimisht vendimi nuk qëndronte sepse me këtë teori, çdo gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese do të pezullohej nga puna. Kushtetuta e përcakton qartë se mbledhja e GjK-së mund ta bëjë pezullimin dhe nuk kishte fare të drejtë. Ky shfuqizim kështu përkthehet, që parimisht ajo nuk qëndronte."
Ai informoi se nuk ka patur asnjë interes nga ONM-ja në seancë.
Trupi gjykues përbëhej nga Nure Dreni, Nertina Kosova dhe Dhimiter Lara.
Luan Daci u akuzua nga SPAK për fallsifikim dokumentash. Ai ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së. Më 20 maj, Gjykata e Posaçme e pezulloi atë nga detyra.
Më 25 maj 2020, KPA pezulloi shqyrtimin e çështjeve ku anëtarë i trupës gjykuese ishte Luan Daci, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.



