Zëdhënësi i kishës katolike Dom Mark Pashkja në një lidhje skype me MCN Live ka përcjellë mesazhet në këtë vigjilje të Krishtlindjes ku u shpreh se dita e sotme është e mbushur dhe me shërbesa dhe pagëzime të ndryshme.
Ai tha se është koha për të falur sa më shumë paqe dhe dashuri dhe se duke qenë vit jubile duhet ta shohim si vitin e shpresës pasi po të hedhësh sytë rreth botës shohim shumë luftra.

Sipas tij sot është dita të jemi optimist dhe të mbizotërojë dashuria dhe bukuria e jetës.
Në këtë ditë shërbesat janë të ndryshme që nga meshat dhe pagëzimet që ti kenë si ditë referimi dhe një ditë të madhe siç është dita e Krishtlindjeve.
Në fakt me keqardhje po ndiqja kronikën e ngjarjes në Sarandë dhe ky është shpesh herë problemi që janë shpesh herë plagë të përsëritura dhe të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, por sot është dita dhe momenti që të jemi optimist dhe të mbizotërojë dashuria dhe bukuria e jetës.
Uroj që Krishtlindjet të shërojnë plagët e shoqërisë, është festë e jetës, ditë kur Zoti vendosi të bëhet njeri, diçka e pakuptueshme në logjikën njerëzore dhe është ajo dita ku ka revolucionarizuar përtej krishterimit dhe njerëzimit. Kjo festë transmeton faktin se njeriu vlen dhe brenda njeriut ekziston një vlerë një dimension sublim hyjnor.
Përballë njeriut duhet të këndojmë se jemi në një tokë të shenjtë dhe duhet të punojmë për dinjitetin e tij. Në në një farë mënyrë duhet të shënojmë momentin e zbritjes së zotit në tokë dhe ai merr formën e një njeriu konkretë .
Një herë në 25 vite kemi një jubile i fundit ishte ai i vitit 2000, tani jemi në 2025 dhe duke parë situatën dhe rrethanat e shoqërisë në botë që mbizotëron lufta, prandaj duhet ta shohim këtë vit si vitin e shpresës dhe të nxisim te të tjerët shpresën për të jetuar dhe një shoqëri ku mbizotëron dashuria.



