Elbasan/ Arrestohen dy persona për vepra të ndryshme penale, procedohen gjashtë të tjerë

Elbasan/ Arrestohen dy persona për vepra të ndryshme penale, procedohen gjashtë të tjerë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona, ka proceduar penalisht 6 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë 52-vjeçarin me iniciale B.S për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Po ashtu  policia arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 18 vjeç, banues në fshatin Pajovë, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Njoftimi i plotë: DVP Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 6 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Shkatërrimi i pronës", pasi është konstatuar jashtë banesës së tij, në cënim të vendimit të datës 26.02.2022, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu, 52-vjeçari, gjatë kohës që levizte jashtë banesës, i ka dëmtuar pasqyrën dhe xhamin, makinës tip "Volksëagen” me drejtues shtetasin Xh. L. 

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 18 vjeç, banues në fshatin Pajovë, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit:

-A. B., 44 vjeçe, K. B., 23 vjeçe si dhe punohet për kapjen e shtetasit E. B., 48 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan, për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", " Kanosja" dhe "Vetëgjyqësia", pasi për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me fjalë, shtetasen R. C.

-H. H., 40 vjeç banues në lagjen "28 Nëntori", për veprën penale "Kanosja" dhe F. K., 27 vjeçe, banuese në lagjen "11 Nëntori", Elbasan, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", pasi 40-vjeçari ka kanosur me fjalë shtetasen F. K., ndërsa kjo e fundit ka goditur me grushte bashkëshorten e shtetasit H. H, shtetasen F. S.

-E. Q., 30 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, për veprën penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës", pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij, shtetasja S. K., (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) se 30-vjeçari i është afruar rreth banesës.

-A. A., 27 vjeç, banues në lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", pasi, përmes volumit të lartë të muzikës, në lokalin që menaxhon, ka prishur qetësinë publike.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 28 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale "Shkatërrimi i pronës", pasi ka thyer me levë pasqyrën e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C. 28-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, është larguar nga vendngjarja me mjetin e tij tip "Porche”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy