
Një aksident ndodhi pasditen e sotme në Radhimë, ku një automjet tip “Toyota” me drejtues një 60-vjeçar u përplas me një “Benz” që drejtohej nga një 22-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një 49-vjeçare, e cila ishte pasagjere në automjetin “Benz”.
NJOFTIMI
Më datë 27.02.2022, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë, automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasin K. C., 60 vjeç, është përplasur me automjetin tip " Mercedes", me drejtues shtetasin R. N., 22 vjeç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip "Mercedes", shtetasia E. N., 49 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



