<p>Gazetari Besmir Pula ka raportuar për “Mcn Informacion” nga GJKKO, ku po mbahet seanca ku do të caktohet masa e sigurisë për kryebashkiakun Veliaj, bashkëshorten e tij, dhe biznesmenët e tjerë në hetim.</p> <p>Pula tha se simpatizantë të Veliajt janë mbledhur sërish para GJKKO, dhe një pjesë e tyre pranojnë se janë pjesë e administratës së bashkisë. </p> <blockquote> <p><em>"Që në orën 13:30 ka rinisur seanca ku po njihen me masën e sigurisë Veliaj, bashkëshortja Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët e tjerë. Para SPAK-ut kemi mbështetës të z.Veliaj, ashtu siç ishin në mëngjes. Simpatizantët e z.Veliaj kanë komunikuar dhe e shohin si një veprim të padrejtë arrestimin e z.Veliaj. Një pjesë e tyre pranojnë që janë pjesë e administratës, në bashki. Veliaj ka debatuar me prokurorët, dhe ka kërkuar një masë më të lehtë, duke thënë se nuk përmbush kriteret për të qenë në arrest me burg".</em><br /> </p> </blockquote>



