Policia ka arritur të zbulojë një skemë të mirëorganizuar të trafikimit të emigrantëve të Lindjes së Mesme në Tiranë. 30 emigrantëve, iu ishte premtuar kalimi i paligjshëm në vendet e BE, por derisa të paguanin, ata mbaheshin të izoluar në shtëpinë e një 40 vjeccari shqiptar, i arrestuar bashke me një dy shtetas nga Livia dhe Maroku. Policia tha në banesën e shtetasit shqiptar, me iniciale, M. K., 40-vjec, në katin e parë, të tretë dhe te katërt, jane gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, të cilët mbaheshin në dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke iu marrë mjetet e komunikimit. Ata i kërcënonin familjaret e emigrantëve të kryenin e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, fillimisht drejt Shqipërisë dhe më pas shtetet e zonës Shengen.
Tre të arrestuarit janë vënë nën akuzë për veprat penale: "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 14 shtetasit e huaj, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror". Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.



