Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në malin e Moravës në Korçë, në zonën e njohur si “Guri i Cjapit”.
Mësohet se herë pas here ka pasur plasje të fishekëve të cilët dyshohet se kanë ngelur në zonë që prej ekzistencës së depove të ushtrisë.
Në zonë ndodhen rreth 40 forca nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, bashkia si dhe zjarrfikësja, të cilët po punojnë për të shuar flakët.



