Një automjet tip Benz ka marrë flakë në lëvizje në fshatin turistik të Llogorasë. Për shkak të rrugës malore dhe me kthesa dyshohet se automjeti është përfshirë nga flakët për shkak të nxehtësisë së madhe në motor. Ka shkuar tashmë në drejtim te saj zjarrfikësja e Vlorës për të shuar zjarrin. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarri në automjet ka bërë që për shumë minuta të ndalohet qarkullimi rrugor deri në shuarjen e flakëve nga ana e zjarrfikëses.



