
Një bombël gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesin të kësaj të enjte në Shijak, ku fatmirësish nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Popullore", në guzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombulës së gazit.



