Në kërkim ndërkombëtar/ 22 -vjeçari arrestohet në Fier për llogari të Spanjës

Në kërkim ndërkombëtar/ 22 -vjeçari arrestohet në Fier për llogari të Spanjës

Policia e Fierit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi të tretë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës.

I akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale me aktivitet në krime të shumta, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”. 

Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap në fshatin Cakran, dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi:

-Xh. A., 22 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Mashtrime tregtare”, “Vandalizmi”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në formën e organizatës kriminale dhe të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës. Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 22-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy