Policia e Tiranës bën të ditur se sot rreth orës 01:00 të mëngjesit, në rrugën “Medar Shtylla”, ka ndodhur një konflikt i armatosur.
Dyshohet se shtetasi S. Z. (T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin me iniciale E. Z.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e rreptë të mjekëve.
Policia ka shpallur në kërkim autorin 28-vjeçar dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.



