
Një person i akuzuar nga autoritetet maqedonase, për grabitje, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me qëllim ekstradimin.
Si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të Muriqanit dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas N. A., 51 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut.



