Kultivonin kanabis, arrestohen tre vëllezër në Durrës

Kultivonin kanabis, arrestohen tre vëllezër në Durrës

Tre vëllezër janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, ndërsa asgjësohen dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi.

Drupal Ad

 

 

 

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”. Në  kuadër të këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. V., 26 vjeç, E. V., 23 vjeç dhe  A. V., 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Maskuri, Durrës.

Këta shtetas, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy