Sherr mes disa personave në Përmet, 3 të plagosur

Sherr mes disa personave në Përmet, 3 të plagosur

Një konflikt mes disa personave në Përmet, ka përfunduar me tre të plagosur dhe shoqërimin e dy të dyshuarve.

Në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit K. Xh., Dh. Xh., dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Konstandin Xhello, 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N., për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B., si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N., dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN mëson se mes të plagosurve është Konstantin Xhallo 35 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës.

Mjekët kirurgë e intubuan për shkak të pamundësisë së funksionimit të rrugëve respiratore si pasojë e plagëve të rënda.

Për pasojë 33-vjeçari Konstandin Xhallo është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë gjendet i shtruar i ati i tij me plagë të renda. Babë e bir janë sulmuar me leva e çekiçë nga at e bir K.N., dhe J.N., të dy banues në Përmet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy