Djali vrau me thikë nënën, Zhabina: Personat me probleme mendore, minë me sahat në përditshmërinë tonë

Djali vrau me thikë nënën, Zhabina: Personat me probleme mendore, minë me sahat në përditshmërinë tonë

Gazetari Zhevair Zhabina në “Zgjohu me MCN”  foli për krimin në familje ku mesditën e 13 majit djali me probleme të shëndetit mendor masakroi me thikë nënë e tij të moshuar 88-vjeçare.

Ai tha se ky është një problem në shoqërinë tonë, pasi shpesh herë janë familjet ato që zgjedhin ti mbajnë ata në shtëpi dhe të mos i trajtojnë në spitale. Sipas tij, një tjetër problem është dhe mosfunksionimi i strukturave, sepse ne në letër funksionojmë shumë mirë por na mungojnë specialistët, mjekët.

Personat me të tilla probleme janë minë me sahat në përditshmërinë tonë. Është problem shoqëror pasi në shumicën e rasteve familjarët pranojnë që këta persona ti mbajnë në shtëpi duke shmangur kujdesin shëndetësor të tyre dhe pastaj vijnë këto pasoja.

Banorët e lagjes thonë se pavarësisht problemeve të tij shëndetësore Arsen Dani paraqitej njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shenja dhune. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar për krimin e rëndë të ndodhur dje në lagjen Besëlidhja në Lezhë. Ajo që duhet theksuar është se ky është në problem social që ka sjell këtë ngjarje kronike dhe nuk mund t’ja lëmë gjithçka familjes sepse ne kemi strukturat.

Në Shqipëri janë vetëm 600 shtretër nëpër spitale për të tilla probleme, po a mjaftojnë këto, unë besoj se jo dhe prandaj ndodh që i mbajmë dhe në shtëpi. Nuk kemi spital të tillë në çdo qendër, kemi vetëm 4 në të gjithë Shqipërinë ku një nga Shkodra duhet të shkojë në Vlorë.

Problem janë strukturat sepse ne në letër funksionojmë shumë mirë por na mungojnë specialistët, mjekët. Kur ndodhin ngjarje të tilla ne i kërkojmë llogari fundit të zinxhirit që është policia, por para kësaj janë strukturat e tjera ato që duhet të kishin funksionuar. Besoj se ka mungesë të mjekëve psikiatër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy