Shpërthim eksplozivi në një banesë në Pogradec (VIDEO)

Shpërthim eksplozivi në një banesë në Pogradec (VIDEO)

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në Pogradec, në fshatin Vërdovë, në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.

Rreth orës 22:50 të natës që lamë pas, në fshatin Vërdovë, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit Arben Xhukellari, 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorive së Pogradecit dhe Korçës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy