Gjyakata e Kurbinit ka vendosur masën "Arrest me burg" për agjentin e policisë Jeton Lami, i cili u arrestua me vendim Gjykate për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar personin e shumë kerkuar Ervis Martinaj.
28-vjeçari u arrestua ditën e djeshme dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kujtojmë se Ervis Martinaj është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles.



