Autobusi përplaset me një makinë në aksin Fier-Patos, plagoset drejtuesi i 'Benz'-it

Autobusi përplaset me një makinë në aksin Fier-Patos, plagoset drejtuesi i 'Benz'-it

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor "Fier-Patos", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy