
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Korçë teksa një 20-vjeçar ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rënduar dhe më pas ka humbur jetën. Dyshimet e policisë janë se 20-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, megjithëse pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Devoll/Informacion paraprak Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak, ka shkuar në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi M. Ll., 20 vjeç, banues në Bilisht, i cili më pas ka humbur jetën. Nga këqyrja paraprake e trupit të 20-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



