Janë regjistruar edhe 40 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, përgjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të prekurve që nga 16 prilli, kur u shënuan 107 raste brenda një dite.
Numrin më të madh të të prekurve e ka Shkupi dhe Tetova, të cilat konsiderohen zona me rrezik të lartë.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 111, ndërsa janë shëruar edhe 11 pacientë. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ndërroi jetë 56 vjeçarja, paciente nga Prilepi, e hospitalizuar që nga 12 maji, duke e çuar numrin e të vdekurve në 111.
Për dallim nga ditët e kaluara edhe numri i të shëruarve është më i ulët. Janë shëruar 11 persona edhe atë në Shkup 2, Prilep 4, Veles 2, Koçan 2 dhe Shtip 1.
Të dhënat kanë të bëjnë me 549 testet e kryera, duke e çuar numrin total të testeve në 23316. Nga 209 testimet e skriningut të bëra dje, pozitive rezultoi edhe një e punësuar në një çerdhe të Shkupit duke e çuar ne tre numrin e punonjësve të çerdheve me COVID-19.
Bilanci aktual i pandemisë është 1898 të prekur, 1378 të shëruar dhe 409 raste aktive me CoVid-19.



