
Një i moshuar është gjetur i pajetë ditën e sotme nga policia në banesën e tij në lagjen 18 të Korçës.
I moshuari që jetonte i vetem, dyshohet të ketë vdekur prej disa ditësh.
Era e rëndë që vinte nga shtëpia e të moshuarit ka venë në lëvizje fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë.
Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e trupit dyshohet qe vdekja e 78 vjeçarit te ketë ardhur për shkaqe natyrore.



