Shkarkohet nga detyra Prokurori i Tiranës Bajram Breçani

Shkarkohet nga detyra Prokurori i Tiranës Bajram Breçani

Prokurori i Tiranës Bajram Breçani është shkarkuar sot nga detyra, pasi KPK e gjeti me probleme sa i takon pasurisë dhe profesionalizmit. Sipas KPK-së Breçani nuk justifikon të ardhurat. Kujtojmë që ish-prokurori i Tiranës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të enjten më 1 shtator.

Gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime për balancat negative të konstatuara në hetimin pasuror si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Breçani mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Breçani ka deklaruar se disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 145 m2 në një truall me sipërfaqe 460 m2 dhe një pjesë shpati rreth 300 m2. Ai ka shpjeguar se e ka blerë truallin së bashku me dy vëllezërit në vitin 1995, pa dokumente ligjore dhe se e kanë ligjëruar nëpërmjet një kontrate të vitit 1998, kundrejt vlerës 368 mijë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy