Përplasi për vdekje familjen Gushi/ Ekspertiza: “Audi” lëvizte me 160 km/orë

Përplasi për vdekje familjen Gushi/ Ekspertiza: “Audi” lëvizte me 160 km/orë

Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që ndodhi dy javë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën katër  anëtarët e familjes Gushi.

Bëhet me dije se “audi” që drejtohej nga Igli Madani, që përplasi nga mbrapa edhe makinën ku ishte familja Gushi, po lëvizte me 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar.

 Ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik.

 22-vjeçari rreth dy javë më parë shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetë katër anëtarët e familjes Gushi.  Në aksidentin humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy