Shiste kanabis në Patos, vihet në pranga një person

Shiste kanabis në Patos, vihet në pranga një person

Një person i cili shiste doza kanabisi në qytetin e Patosit, është vënë në prangat e policisë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Patos.

Drupal Ad

Në qytetin e Patosit, në momentin që ky shtetas ka konstatuar shërbimet e policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën 2 kavanozë me lëndë narkotike kanabis dhe mjete për ndarjen e saj në doza.

Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi penal për nënën e shtetasit A. N., shtetasen M. A., 62 vjeçe, banuese në Patos, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë kontrollit të banesës. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 grirëse, 1 automjet dhe 1 celular.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy