Arrestohet 26-vjeçari në Durrës, kapet me armë dhe drogë

Arrestohet 26-vjeçari në Durrës, kapet me armë dhe drogë

Policia e Durrësit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së drogave të forta.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sallmone”, u arrestua në flagrancë shtetasi: Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy