Video/ Mori përpara biçiklistin, arrestohet pas 5 ditësh shoferi i dehur

Video/ Mori përpara biçiklistin, arrestohet pas 5 ditësh shoferi i dehur

I dehur dhe me shpejtësi, makina përplas 30-vjeçarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar para disa ditësh në qytetin e Pogradecit.

Shtetasi Altin Kuqo, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin Andon Vangjeli, rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili u raportua se kishte marrë plagë të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, ku ndodhet prej 5 ditësh.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga MCN aksidenti ka ndodhur më datë 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec në zonën e ish Rodeo-s, ku Kuqo pasi e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes, por është dorëzuar vetëm disa orë më pas ku është bërë dhe arrestimi.

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg prej 30 ditësh për Altin Kuqon i cili ka qenë i dehur në momentin e ka shkaktuar aksidentin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy