Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë goditur një tjetër rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
734 kg kanabis sativa janë sekuestruar këtë të martë në Torre Chianca – Lecce.
Policia e Shtetit njofton se, në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme njësitë aerodetare të Guardia di Finanza pas sinjalizimeve të dhëna nga Policia e Shtetit kanë arritur të ndalojnë një gomone rreth 6 m, me dy shqiptarë me inicialet A.P. 43 vjeç dhe G.S. 39 vjeç në bord, të cilët transportonin rreth 734 kg Kanabis.
Gomonia kishte dy motorë prej 250 Kuaj-fuqi dhe një tjetër motor rezervë në bord.
Të ndihmuar nga njësia ajrore e Frontex me avion dhe helikopter të Guardia di Finanza është bërë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i gomones.



