Digjet një automjet në ecje e sipër në aksin Elbasan-Tiranë

Digjet një automjet në ecje e sipër në aksin Elbasan-Tiranë

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot në aksin kombëtar Elbasan-Tuneli i Kërrabës, në afërsi të fshatit Dopaj, ku një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Zjarri ka shpërthyer papritur në pjesën e përparme të makinës, duke detyruar drejtuesin e mjetit të ndalojë menjëherë dhe të largohet nga automjeti.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti është djegur thuajse plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur shpejt forcat zjarrfikëse dhe patrullat e policisë, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës për të shmangur rrezikun për mjetet e tjera që qarkullonin në rrugë.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik të automjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy