Lë qelinë e burgut Moisi Habilaj, Apeli në Itali i cakton arrestim shtëpiak

Lë qelinë e burgut Moisi Habilaj, Apeli në Itali i cakton arrestim shtëpiak

Moisi Habilaj, i afërmi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua në Itali për trafik droge, ka lënë qelinë e burgut.

“MeridioNews” raporton se Gjykata e Apelit të Catanias vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke pranuar kështu kërkesën e avokatit mbrojtës.

Moisi Habilaj u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali me 15 vite burg, si kreu i një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali, rrjet i cili besohet të ketë qarkulluar 20 milionë Euro.

Kjo organizatë kriminale u shkatërrua në vitin 2017 nga autoritetet italiane gjatë një operacioni anti-drogë. Që prej atij momenti, 42-vjeçari qëndroi në burg për 954 ditë, por tashmë do të qëndrojë në arrest shtëpie vendim të Gjykatës së Apelit në Catania.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë në trafik droge.

Këto akuza ndaj Tahirit kanë rënë, teksa ai pret që çështja e tij të gjykohet në Apel për shpërdorim detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy