Shtatë persona arrestohen gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë persona arrestohen gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa katër prej tyre u arrestuan në flagrancë dhe 3 ishin shpllur në kërkim.

Njëri nga të arrestuarit është R. M. 42 vjeç, i dënuar me burg, i cili kishte përfituar leje për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, në bazë të Aktit Normativ për shkak të COVID-it, por është kapur në flagrancë nga polica, jashtë banesës së tij.

Një tjetër është arrestuar pasi  ka thyer me sende të forta xhamat e një objekti në Rrugën e Elbasanit dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të shmangur shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit. I arrestuari është A. M. alias A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë që një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset e një kompanie, duke u shkaktuar frikë dhe ankth.

Mes personave të tjerë të arrestuar janë edhe një 20-vjeçar me inicialet A.B. pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l ndërkohë që kishte thyer edhe urdhrin, pasi lëvizte pa autorizim.

Gjithashtu janë kapur; E. H., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Shkatërrim prone", “Vetëgjyqësi” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer  në bashkëpunim; A. D., 25 vjeç dhe R. S., 20 vjeçe, të shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy