
Një 27-vjeçari në Korçë, teksa po punonte arën në fshatin Porodinë, është aksidentuar sot me zetorin e tij, i cili i preu të dyja këmbët. I njëjti është transportuar me helikopter tek Trauma në Tiranë.
Ai fillimisht është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por hemoragjia ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet.
Njoftimi i Policisë Korçë, informacioni paraprak:
Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.



