I vunë zjarrin një makine në Burrel, një në pranga dhe një në kërkim

I vunë zjarrin një makine në Burrel, një në pranga dhe një në kërkim

Dy persona të cilët dyshohet se dogjën automjetin në përdorim nga një 30-vjeçar, në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Burrel, janë identifikuar nga policia.

Në kuadër të operacionit të koduar “Firemen”, u zbardh autorësia e ngjarjes.

Gjatë operacionit u identifikuan autorët e dyshuar, shtetasit E. K.(H.), 24 vjeç, banues në fshatin Zenisht dhe J. S., 25 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë kapën dhe vunë në pranga 24-vjeçarin dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit J. S. 

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy