Protesta në Durrës, Gjykata liron nga qelia shtatë të arrestuarit

Protesta në Durrës, Gjykata liron nga qelia shtatë të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelita të gjithë të rinjtë e arrestuar nga Policia gjatë protestës së zhvilluar tre ditë më parë për vrasjen e Kodian Rashës.

Kështu, ndaj shtatë personave të arrestuar, mes tyre edhe tre të mitur, është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, hetimi ndaj të rinjve do të vijojë për akuzat e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Shkatërrimi i pronës”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Kujtojmë që pak ditë më parë në të gjitha qytetet e vendit tonë po organizohen dhe zhvillohen protesta të dhunshme, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja” N.H.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy