Protestë për ujin/ Penguan mjetet në rrugën hyrëse të fshatit, procedohen 4 banorë të Mezhgoranit

Protestë për ujin/ Penguan mjetet në rrugën hyrëse të fshatit, procedohen 4 banorë të Mezhgoranit

Katër banorë të fshatit Mezhgoran janë proceduar në gjendje të lirë nga Prokuroria, pasi vendosën gurë në rrugën hyrëse të fshatit për të penguar një linjë ujësjellësi. Kujtojmë që banorët kanë kundërshtuar ngritjen e një rezorti, që sipas tyre nuk ka miratimin e tyre, dhe do të cenojë burimet ujore të fshatit. 

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit: 
-S. Gj., 38 vjeç, E. Gj., 43 vjeç, G. C., 32 vjeç dhe D. Gj., 43 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mezhgoran.
Procedimi penal për këta shtetas ka nisur sepse duke vënë gurë, në rrugën në hyrje të fshatit Mezhgoran, për të mos lejuar ndërtimin e një linje të ujësjellësit në fshatrat Peshtan dhe Mezhgoran, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në këtë rrugë. Gjithashtu, këta shtetas kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për hapjen e rrugës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy