Zjarr në Cangonj të Devollit/ Digjet një pjesë toke dhe një plevicë, tre zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në Cangonj të Devollit/ Digjet një pjesë toke dhe një plevicë, tre zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Cangonj të Devollit. 

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë fillimisht në një zonë me barishte, ndërsa në afërsi ndodhej një plevicë, e cila është djegur plotësisht.

Në vendngjarje ndodhen aktualisht tre mjete zjarrfikëse dhe nëntë efektivë zjarrfikës, të cilët, së bashku me banorë të zonës, po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.

 Deri më tani, zjarri është izoluar dhe po vazhdon puna për fikjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy