Aksident i trefishtë në aksin Lezhë -Shkodër, bllokohet qarkullimi për rreth një orë

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë -Shkodër, bllokohet qarkullimi për rreth një orë

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i “Gocajve”. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasoje, kanë marrë lëndime disa persona. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e këtij aksidenti, pati bllokim të qarkullimit për rreth 60 minuta, duke detyruar policinë që të devijojnë lëvizjen e mjeteve përgjatë segmentit dytësor Kallmet-Lezhë. Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy