
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë është përplasur me një motomjet me rimorkio.
Si pasojë e aksidentit janw lënduar 8 persona dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy autoambulanca. Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për trajtim shëndetësor.
Njoftimi i policisw:
Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



