
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bën të ditur se pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmë në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestua në flagrancë shoferin e automjetit.
Shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër u ndalua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi automjeti që drejtonte, ka përplasur këmbësoren shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Poashtu stacioni i Policisë Memaliaj referoi materialet për vlerësim në Prokurori, pasi ditën e djeshme gjatë kryerjes së punimeve në aksin rrugor "Ballaban-Berat", në lagjen "Coraj", në fshatin Gllavë e Madhe, janë gjetur mbetje kockore, që dyshohet se iu përkasin qenieve humane, të vendvarrimeve të vjetra të zonës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



