Vrasja e Altin Balliut në Korçë, Gjykata dënon me 25 vjet burg autorin

Vrasja e Altin Balliut në Korçë, Gjykata dënon me 25 vjet burg autorin

Gjykata e Korçës ka dënuar këtë të hënë me 25 vite burg shtetasin Olger Mustafa, i akuzuar për vrasjen e ndodhur më 17 janar 2019 ndaj shtetasit Altin Balliu.

Në dosjen hetimore thuhet se i pandehuri, Olger Mustafa e ka qëlluar viktimën me 5 plumba, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes. Në sencën e mëparshme, prokurori i çështjes ka bërë ndryshimin e akuzën për të pandehurin Mustafa, ku nga “Vrasje me paramendim”, e akuzoi Mustafën për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Duke u mbështetur në këtë akuzë, prokurori Shytko i kërkoi gjykatës së Korçës, dënimin me 22 vite burgim, për të pandehurin Olger Mustafa. Kjo masë dënimi u kërkua nga prokurori, duke llogaritur dhe akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Por, ndryshe nga çfarë kërkoi organi i akuzës, nga shqyrtimi i çështjes, Gjykata ka dalë në konkluzion se Olger Mustafa ka kryer një vrasje me paramendim dhe për këtë, e ka dënuar të pandehurin me 25 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy