Shullazi mbetet pa avokatë, dështon sërish seanca gjyqësore

Shullazi mbetet pa avokatë, dështon sërish seanca gjyqësore

Vazhdon saga e seancave të dështuara në ballafaqimin ndërmjet Emiliano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqaj.

Shkak është bërë mungesa e avokates së caktuar nga Krimet e Rënda, Valentina Teodoresku për Shullazin.

Avokatja, e cila ishte e pranishme në dy herët e kaluara, këtë radhë ka munguar pa dhënë ndonjë shpjegim.

Në seancën e ditës së sotme, pritej të vijonte dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja, i cili të premten dha  dëshminë e tij në gjykatë duke treguar se si e kishte njohur Shullazin.

Nga ana tjetër pritej që në gjykatë të paraqitej në një proces tjetër edhe një dëshmitar i kërkuar nga mbrojtja, proces i cili dështoi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy