Policia e Tiranë ka vënë në pranga dy shtetase 20 dhe 32 vjeçe pasi akuzohen se kanë vjedhur disa produkte ne një dyqan në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi. Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset përkatësisht 20 vjeçe, dhe 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte.



