
Një 56-vjeçar dyshohet se ka humbur dhe ka rënë në kanione teksa kërkonte qenin e tij, kurse familjarët apeluan për ndihmë në Policinë e Elbasanit dhe kanë nisur kërkimet në terren për gjetjen.
I humburi është identifikuar si Pëllumb Toçi, banor i fshatit Pashtresh, Njësia Gjinar. Familjarët dhe policia janë duke e kërkuar.
Sipas familjarëve, Toçi ka dalë për të kërkuar një qen dhe nuk është kthyer më. Paraprakisht dyshohet se gjatë kërkimeve në terrenin e vështirë të zonës, ai ka rënë në një kanion. Disa persona nge ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren.



