
Zbulohen detaje të reja nga plagosja e Kujtim Metës ditën e djeshme në Lushnje. Mësohet se autori ka qëlluar katër herë në drejtim të 44-vjeçarit nga një distancë një metër, dhe të gjithë plumbat e pistoletës e kanë prekur në pjesë të ndryshme të trupit.
Atentatori është futur i vetëm në lokalin ku Meta po pinte kafenë në tavolinën qendrore, ndërsa në ambientet e tij ndodheshin edhe shtatë klientë të tjerë.
MCN Tv mëson se autori sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka qenë i maskuar me syze të errëta, maskë anti-Covit, me kapuçin e xhupit në kokë ngjyrë blu të errët dhe me pistoletë me silenciator.
Meta kishte rreth 20 minuta, që ishte ulur në për të pirë kafenë e pasdites kur një person i maskuar qëlloi me pistoletë drejt tij.
I dyshuari ka qëlluar drejt 44-vjeçarit dhe është larguar në këmbë drejt stacionit të Trenit me lagjen Saravë. Asnjë nga kamerat e zonës sipas burimeve policore nuk ka kapur imazhin e qartë të autorit.
Ai shihet duke u futur i vetëm në lokal dhe del duke vrapuar pasi ka qëlluar me armë. Të terrorizuar kanë qenë edhe disa nga dëshmitarët në vendngjarje të cilët kur kanë parë personin e maskuar që hyri në lokal nuk kanë lëvizur nga tavolinat e tyre derisa ai është larguar.
Ka qene pronari i lokalit të kafenesë ai që dërgoj në spital të plagosurin, ndërsa ky i fundit është dërguar në spitalin e Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për grupin hetimor deri tani nuk ka asnjë pistë të qartë rreth motivit të plagosjes dhe po shqyrtohen të gjitha rrethanat e mundshme të ngjarjes.
I plagosuri nuk ka folur dhe nuk ka dhënë asnjë detaj, në lidhje me identitetin e autorit të ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje mbi 20 persona të ndryshëm për plagosjen.
Kujtim Meta punonte me kamionçine dhe nuk ka qene asnjëherë i skeduar apo problematik për policinë.



