
Një turiste e huaj ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur në Himarë, duke zbritur nga shkëmbi me litarë.
Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.
Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



