Një i ri i cili i jepte makinës nën efektin e drogës dhe bënte manovra të rrezikshme, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.
Uniformat bli gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe drejtuesi përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 20 vjeç.



