Denoncimi i pazakontë, 55-vjeçari nga Kuçova merret në mbrojtje nga policia se e rrahu gruaja

Denoncimi i pazakontë, 55-vjeçari nga Kuçova merret në mbrojtje nga policia se e rrahu gruaja

Gjykata e Beratit ka caktuar urdhër mbrojtjeje ndaj një 55-vjeçari nga Kuçova, pas denoncimit që ai ka bërë në komisariatin e qytetit, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij se e ka dhunuar.

Sipas burimeve zyrtare, M.K është paraqitur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e qytetit dhe ka thënë se ish bashkëshortja, me të cilën jeton ende në një banesë në lagjen “1 Maji”, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bëjnë me dije burime nga policia.

Ai ka thënë se ka pasur një zënkë me ish-gruan dhe ajo “e ka rrahur”. Pas denoncimit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për M.K., njoftojnë burime zyrtare nga policia.

55-vjeçari dhe ish bashkëshortja e tij A.D, 45-vjeç, janë divorcuar, por edhe pas divorcit jetojnë ende në një banesë. Mësohet se gjatë natës, 45-vjeçarja fle në banesën e një fqinje. Materialet për këtë rast i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy