
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 10:20 në Fushë-Krujë, ku një automjet me drejtues shtetasin K.P., ka përplasur një motomjet me drejtues T.U. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar ky i fundit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
NJOFTIMI
Rreth orës 10:20, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin K. P., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin T. U.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi T. U., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



