Tentoi të vriste një 34-vjeçar në Divjakë, policia arreston autorin

Tentoi të vriste një 34-vjeçar në Divjakë, policia arreston autorin

Kapet nga policia autori i ngjarjes i cili tentoi të vriste me thikë një 34-vjeçar.

Policia bën me dije se sot, rreth orës 10:20, në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë Divjakë të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy