Plagosën fqinjin e tyre, arrestohen babë e bir në Has

Plagosën fqinjin e tyre, arrestohen babë e bir në Has

Policia e Hasit ka vënë në pranga dy persona, nën akuzën se plagosën me sende të forta fqinjin e tyre gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas burimeve nga policia, në pranga janë vënë shtetasit M. B., dhe A. B., (babë e bir), banues në fshatin Gjinaj.

Në fshatin Gjinaj, dy shtetasit e mësipërm, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy